Ndeshje e rëndësishme për Dritën në “Fadil Vokrri”, e pret Shkëndijën e Tetovës
Skuadra e Dritës sonte luan ndeshjen e raundit të katërt në UEFA Conference League.
Kampioni i Superligës së Kosovës, sonte në “Fadil Vokrri” e pret Shkëndijën e Tetovës, shkruan Indeksonline
Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe të dy skuadrat kanë nevojë për tri pikët e plota.
Dy skuadrat shqiptare janë në zonën e play-offit. Drita me 5 pikë, kurse Shkëndija me 4 pikë./Indeksonline/

