75 Mall Live Search
19:30 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Ndeshje e veçantë për Ibrahimoviçin, luan së bashku me djalin (VIDEO)

Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer të luaj një ndeshje futbolli me skuadrën e Milanit.

41-vjeçari kishte luajtur ndeshjen e fundit në muajin maj të vitit të kaluar, ndërsa sot u paraqit në një miqësore brenda skuadrës kuqezi, transmeton IndeksOnline.

E veçanta e kësaj ndeshje ishte se Ibra luajti përkrah djalit të tij Maximilian, në miqësoren mes skuadrës kryesore të Milanit dhe asaj U18.

Trajneri i rosonereve, Stefano Pioli, gjatë stëvitjes së sotme vendosi të ketë edhe një ndeshje miqësore ku aktivizoi futbollistët që nuk luajtën në ndeshjen e mbremshme ndaj Tottenhamit dhe at që patën pak minuta, përballë skuadrës U18 ku bën pjesë edhe Maximilian, djali i Ibrarahimoviçi./IndeksOnline/