75 Mall Live Search
14:17 / E Shtunë, 14 Janar 2023 / Gj. Sh

Ndeshje e zjarrtë në pjesën e parë mes Unitedit dhe Cityt

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të xhiros së 20-të të Premier Ligës angleze mes Manchester United dhe Manchestet Cityt.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht se nuk kishte gola, në “Old Trafford” u zhvilluan 45 minuta të zjarrta, me të dyja skuadrat që kërkuan golin e epërsisë.

Kush do të jetë fitues i këtij derbi mbetet të shihet në 45 minutat tjerë./IndeksOnline/