Ndeshje fatastike në Suharekë, Gjilani po avancon ndaj Ballkanit

Ndeshje tejet interesante është duke u zhvilluar në Suharekë midis Ballkanit dhe Gjilanit.
Pavarësisht se kaluan të parët në epërsi, kampionët aktual të Kosovësn e shohin vetën në disavantazh ndaj Gjilanit.
Ky ballafaqim që e nisi xhiron e 11-të në Superligë, startoi furishëm, pasi që në minutën e katërt, Lindon Emerllahu realizoi golin e epërsisë.
Por kaluar 11 minuta të plota, mysafirët u kthyen në lojë, me anë Armend Thaqit, i cili i shënoi ish-skuadrës së tij.
Kur u mendua se pjesa e parë do të përfundonte me rezulltat të barabartë në skenë doli Edi Besa që Gjilanit i dhuroi epërsinë.
Nesër ndërkohë zhvillohen dy ndeshjet e radhës, ku Llapi në Podujevë është nikoqir i Feronikelit ’74, kurse Dukagjini e pret Suharekën.
Kjo xhiro mbyllet të enjten me dy takime. Ferizaj luan në shtëpi ndaj Malishevës, ndërkaq kryendeshja është ajo ndërmjet Dritës dhe Prishtinës./Indeksonline/