08:33 / E Martë, 18 Maj 2021 / Blerim

Ndeshje interesante në Premierligë, mund të vuloset lufta për top-4

Sot zhvillohen katër ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 37-të në Premierligë.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Chelseat dhe Leicester Cityt, që zhvillohet në ‘Stamford Bridge’ nga ora 21:15, shkruan IndeksOnline

Ky takim pritet të jetë interesant, pasi përcakton luftën për top-4, me Blutë e Londrës që kanë 64 pikë, kurse ‘The Fox’ 66 pikë.

Tri ndeshjet tjera janë: Manchester United- Fulham, Southampton – Leeds dhe Brighton – Manchester City./IndeksOnline/