Ndeshje interesante mes Prishtinës e Dukagjinit, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes kampionit Prishtinës dhe skuadrës së Dukagjinit, e vlefshme kjo për xhiron e 32 të Superligës së Kosovës.
Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në ndeshjet e tyre të fundit, ku Prishtina e mposhti si mysafire Gjilanin me rezultat 2:1, kurse Dukagjini shënoi fitore kundër Feronikelit duke e mposhtur 4:0.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndanë vetëm një vend në tabelë, ku Prishtina zë vendin e pestë me 42 pikë, krahas Dukagjinit që renditet në vendin e gjashtë me 39 pikë të arkëtuara.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Prishtina (4-4-2): Halimi; Mici, Pllana, Boshnjaku, Karabeci; Mankenda, Zyba, Abazi, E.Krasniqi; Hoti, Kryeziu
Dukagjini (4-3-3): Muhaxhiri; Dallku, Basriu, Syla, Shala; Shabani, Ahmeti, Carioca; Gashi, Merlaku, Nikolic