Ndeshje interesante në Suharekë, Ylli barazon serinë e finaleve ndaj Trepçës

Skuadra e KB Golden Eagle Ylli ka barazuar serinë e finaleve (1:1) ndaj KB Trepçës.
Klubi nga Suhareka ka shënuar fitore 80-79 në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Palestrën “13 Qershori”, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë për ekipin vendas ishte Verge Jr – i cili realizoi 27 pikë, bëri tri kërcime dhe katër asistime.
Te skuadra mysafire, më i miri në fushë ishte Tmusic me 17 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.
Ndeshja e tretë e finaleve zhvillohet në Mitrovicë në Palestrën “Minatori”./Indeksonline/