Ndeshje interesante sot në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve do të vazhdoj edhe ditën e sotme me ndeshje e fundit për këtë edicion.
Ndeshjet kryesore të ditës dhe me interes të madh për adhuruesit e futbollit, padyshim janë ato të Ligës A, shkruan IndeksOnline.
Austria do të jetë nikoqire e Kroacisë në Grupin 1, ndeshje kjo e rëndësishme për të dyja kombëtaret.
Kroacia synon fitoren për të siguruar vendin e parë në grup dhe të kualifikohet në fazën e play-offit, ndërsa Austria me një fitore të mundshme mund ti shpëtoj rënies në një kategori më poshtë.
Ndeshja tjetër në Grupin 1 është ajo mes Danimarkës që lufton për pozitën e parë kurse Franca rrezikon të bie një kategori më poshtë.
Në grupin 4 të Ligës A, Holanda do të jetë nikoqire e Belgjikës ndërsa Uellsi do të luaj kundër Polonisë.
Në Grupin 1 të Ligës C, Turqia do të luaj si mysafire e Ishujve Faroe ndërsa Luksenburgu do të luaj në shtëpi ndaj Lituanisë.
N Grupin 3, Azerbajxhani do të luaj në shtëpi kundër Kazakistanit, kurse Sllovakia do të jetë nikoqire e Bjellorusisë.
Dy ndeshje tjera do të luajnë në Ligën D, ku Letonia dhe Moldavia do të synojnë fitoren ndaj Andorrës respektivisht Litershtajnit, për tu ngritur në Ligën C./IndeksOnline/