75 Mall Live Search
15:56 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ndeshje me tension të lartë, Drita mposht Ballkanin

Ndeshja derbi e kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Ballkanit përfundoi me fitore të gjilanasve 2:0.

Meriton Korenica dhe Gilberto Fortunato realizuan për Dritën, ndërsa pati edhe tre kartona të kuq dhe shumë reagime nga tabori i suharekasve, shkruan Indeksonline.

Me karton të kuq u ndëshkuan Edmond Turku nga Ballkani dhe Liridon Leci nga Drita, ndërsa edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq pasi nuk u ndal duke protestuar gjatë tërë kohës.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 21 pikëve dhe merr kreun e tabelës, ndërsa Ballkani mbetet me 20 pikë dhe humbet kreun që e kishte para kësaj jave./Indeksonline/