Ndeshje në borë, Liria dhe Drenica ndajnë pikët duke dhuruar spektakël

Ka përfunduar ndeshja më interesante e javës së 21-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar, mes Lirisë së Prizrenit dhe Drenicës.
Kjo ndeshje u mbyll me shifrat e barabarta 2:2, shkruan Indeksonline
Për skuadrën nga Prizrenit golat i shënuan: Qerimi dhe Kambato, kurse për Drenicën: Kreshnik Uka (2).
Drenica tani shkon në kuotën e 42 pikëve në pozitën e parë, kurse Liria në pozitën e tretë me 37 pikë./Indeksonline/