Ndeshje për “infarkt”, Dortmund e Leipzig ndajnë pikët në “thrillerin” 6 golësh
Borussia Dortmund dhe Leipzig dhuruan një spektakël futbolli.
Takimi mes tyre përfundoi në paqe 3:3, por rruga deri aty ishte një arenë lufte, shkruan Indeksonline.
Fillimisht, Borussia Dortmund kaloi në epërsi me dy gola nga Brandt dhe Ëeigl e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
E dyta nisi furishëm me tre gola brenda 10 minutave të parë. Sulmuesi i Leipzig, Timo Ëerner shënoi dy gola për ta barazuar rezultati, ndërsa Sancho i dhurou prapë epërsinë vendasve.
I sapo inkuadruari në lojë, Patrick Schick realizoi për ta baraspeshuar ndeshjen në minutën e 77-të, e që doli të ishte epilogu i këtij takimi.
Pas 16 xhirove, Leipzig prin në Bundesligë me 34 pikë, katër më pak se Dortmund në pozitën e tretë. /Indeksonline/