75 Mall Live Search
17:52 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / G T

Ndeshje për t’u harruar nga kosovarët, paraqitje të dobëta të Asllanit, Hajdarit dhe Avdullahut kundër Bayernit

Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar fitoren e radhës në Bundesliga, pasi në javën e katërt fitoi ndaj Hoffenheimit me shifrat 1:4.

Paraqitje tejet e dobët e Albian Hajdarit në ndeshjen kundër Bayern Munchen, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi kosovar shkaktoi një penallti dhe u vlerësua me notën 5.9, në humbjen 1:4 ndaj kampionëve në fuqi në Bundesliga.

Përveç, Hajdarit, paraqitje të dobët paten edhe dyshja tjetër: Fisnik Asllani, i cili u vlerësua me notën 6.1 dhe Leon Avdullahu, i cili u vlerësua me notën 6.5.

Golat për ekipin e Kompanys i shënuan: Harry Kane (3) dhe Gnabry./Indeksonline/