75 Mall Live Search
22:49 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ndeshje spektakolare, Gervinho shtang Juventusin në “Allianz Stadium”

Parma surprizon Juventusin brenda në Allianz Stadium.

Skuadra e Allegrit shpërdoroi një avantazh prej dy golash dhe regjistroi barazimin e tretë në këtë kampionat pasi u ndal në shifrat 3-3 nga ekipi emilian.

2 golat e Cristiano Ronaldos nuk u mjaftuan bardhezinjëve, me Napolin që e ngushtoi në -9 pikë disavantazhin në renditje.

Është një moment jo për Juven që pas eliminimit nga Kupa e Italisë konfirmoi edhe njëherë tjetër se pa Bonuccin dhe Chiellinin të cilët janë të dëmtuar ka shumë probleme në mbrojtje dhe në të dytën sfidë bardhezinjtë pësuan 3 gola, diçka që rrallë ka ndodhur në këto vitet e fundit.

Ronaldo me dy golat e tij arriti kuotën e 17 finalizmieve në Serie A duke u ngjitur në krye të listës së golashënuesve, megjithatë po me një dygolësh iu kundërpërgjigj Gervinho teksa me golin e tij të dytë personal që erdhi në minutën e 93-të, shtangu Allianz Stadium me Parmën që ndali në një barazim 3-3 Juven.

Dy golat e tjerë u shënua nga Rugani për vendasit dhe Barrila për miqtë.