Ndeshje spektakolare, Spurs mposht Oklahomën pas dy kohëve shtesë
Skuadra e San Antonio triumfoi 154-147 ndaj Oklahomës, një ndeshje spektakolare dhe dramatike njëkohësisht, vendosur pas 2 kohëve shtesë. Një ndeshje maratonë, ku skuadrat dhanë maksimumin në fushë, në një ndeshje të hapur, ku të dyja ekipet e kërkuan fitoren.
Tonight's @okcthunder / @spurs was the first in the #NBA with 300+ combined PTS since Dec. 7, 2006 (Suns 161, Nets 157 in 2 OT). @EliasSports pic.twitter.com/LTFNZN6PZs
— NBA.com/Stats (@nbastats) January 11, 2019
LaMarcus Aldridge me 56 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, vendimtar për Spurs. Për Oklahomën u dallua Waestbrook, që realizoi një “triple double” (24 pikë, 13 rebound e 24 asist), por që mbetën për statistikë, ashtu sikurse edhe 30 pikët e George.
E veçanta e këtij takimi është se ai kaloi kuotën e 300 pikëve (301), ndeshja e parë e këtij sezoni që kalon këtë kuotë.
? #TripleDoubleAlert ?
— NBA (@NBA) January 11, 2019
Joker tallies his 5th triple-double of the season! #MileHighBasketball
18 PTS. 14 REB. 10 AST. pic.twitter.com/W0hpAX3Mfa
Miami mposhti 115-99 Boston, një përballje e dominuar nga skuadra e Heat, që e dominoi ndeshjen. Wade me 19 pikë e Richardson me 18 bënë diferencën në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Irving për Celtics.
Në ndeshjet e tjera, Denver mundi 121-100 Clippers dhe ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Murray ishte shënuesi më i mirë, autor i 23 pikëve, mbështetur nga Jokic me 18 pikë, 14 rebound e 10 asist. Fiton edhe Sacramento, që mundi 112-102 Detroit, sfidë ku u dallua Hield me 18 pikë.
NBA – Rezultatet e sotme
Miami – Boston, 115-99
Denver – Clippers, 121-100
San Antonio – Oklahoma, 154-147
Sacramento – Detroit, 112-102