Ndeshje të MMA në mes të Durrësit, dueli kryesor që do të zhvillohet më 20 gusht

Për herë të parë Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë organizon aktivitetin më të madh të MMA në Shqipëri, në datën 20 gusht në qendër të Qytetit të Durrësit pranë Bashkisë.
Risia e AFC-9 është ndeshja kryesore profesioniste 3 raunde nga 5 minuta mes Leon Krajacic nga Kroacia, i cili ka një rekord 3-3, kundër sportistit të talentuar kuqezi Marco Doda.
Rezultati i Dodës është 1-0 për peshën -84 kg. Të pranishmit në aktivitet do të jenë mbështetje për përfaqësuesin e Shqipërisë. Në Semi Pro 3 raunde nga 3 minuta do të ndeshet Migen Pepa kundër kroatit Nikola Jankovic.
