Ndeshje të vështira të Trepçës në FIBA Europe Cup, i mundshëm derbi me Bashkimin

Trepça do të përballet me sfida të vështira në FIBA Europe Cup, ku ndodhet në grupin F së bashku me Paok, Lowen Braunschweig, Bashkimi ose Anwili.
Nëse Bashkimi arrin ta fitojë ndeshjen ndaj Anwilit, atëherë do të kemi derbi kosovar në grup ndërmjet ekipit prizrenas dhe Trepçës.
Skuadra mitrovicase ka një rrugë të vështirë përpara në kërkim të fitoreve ose paraqitjeve pozitive.
Një nga sfidat kryesore qëndron në aspektin fiziko-taktik: ndeshja e fundit kundër Den Bosch tregoi se skuadrat europiane janë shumë më të forta fizikisht.
Edhe pse Den Bosch nuk kishte pasur pushim më shumë se 48 orë, ata dukeshin shumë më të përgatitur fizikisht, ndërsa Trepça, e freskët dhe pa angazhime zyrtare, nuk arriti të impononte ritmin e duhur.
Kjo tregon se Trepça do të ketë nevojë për përqendrim maksimal dhe disiplinë taktike për të qëndruar konkurruese në këtë fazë të FIBA Europe Cup.