75 Mall Live Search
08:23 / E Diele, 07 Prill 2024 / Gj. Sh

Ndeshje të ”zjarrta” në Superligë, vazhdon gara për titull

Sot do të zhvillohen tre ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 28-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Llapi e cila javën e kaluar morri kryesimin e tabëls, sot do të ketë një ndeshje të vështirë kundër Dritës.

Skuadra nga Podujeva reditet në vendin e parë me 54 pikë, ndërsa skuadra gjilanase është në pzitën e tretë me 51 pikë të grumbulluara.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë nikoqire e Lirisë, e cila me gabimin e Llapit do ta merrte përsëri pozitën e liderit.

Portokallëzinjët kanë 53 pikë dhe renditet në venidn e dytë, derisa skuadra prizrenase është e fundit në tabelë me 10 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Feronikelit ’74 dhe Prishtinës.

Skuadra nga Drenasi po lufton për mbijetesë dhe renditet në vendin e tetë me 29 pikë, kurse bardhekaltërit ndodhen në vendin e pestë me 39 pikë.

Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./IndeksOnline/