Ndeshje të zjarrta sot në elitën e basketbollit kosovar
Java e katërt në Superligë do të jetë me shumë sfida interesante, ku dy prej tyre zhvillohen ditën e sotme.
Derbi i kësaj jave është ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që në tri ndeshjet e para kanë shënuar tri fitore, ndeshje e cila nis nga ora 17:00, shkruan IndeksOnline.
Takim po ashtu interesant është ai mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, më fillim nga ora 19:00.
Kampionia dhe ish-kampioni nuk e kanë nisur aq mirë edicionin e ri, me një fitore e dy humbje në edicionin e ri./IndeksOnline/


