Ndeshje vëllazërore, Shqipëria mposht Kosovën në FIBA 3×3

Shqipëria ka fituar duelin përballë Kosovë me shifrat 21:13.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen më mirë dhe nga fillimi deri në fund ishin në epërsi, për të fituar në fund me tetë pikë dallim.
Për Shqipërinë ishte fitorja e parë, derisa humbja e dytë për Kosovën.
Dardanët do të përballen edhe me Qipron e Armeninë në Grupin B.FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier do të përfundojë të dielën, me ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale, në dy konkurrencat.