17:02 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ndeshjen Shkupi-Ballkani mund ta shikoni në dy kanale televizive shqiptare

Nesër zhvillohet ndeshja e parë në mes Shkupit dhe Ballkanit, e vlefshme për fazën  e ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës.

Tifozët e Ballkanit dhe të futbollit në përgjithësi të cilët nuk mund të udhëtojnë drejt Maqedonisë, ndeshjen mund ta shikojn edhe përmes kanaleve televizive, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja Shkupi-Ballkani do të transmetohet në televizionin publik të Kosovës RTK, dhe përmes kanaleve të Supersport.

Dy skuadrat shqiptare do të luftojnë për një vend në fazen e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja Shkupi-Ballkani luhet në stadiumin ”Todor Proeski” në Shkup dhe fillon në orën 21:00./IndeksOnline/