75 Mall Live Search
12:49 / E Enjte, 07 Prill 2022 / B O

Ndeshjet 100 minuta në “Katar 2022”? Përgjigjet FIFA

FIFA ka reaguar menjëherë pas një lajmi të publikuar në mediat italiane në lidhje me rritjen e kohëzgjatjeve të ndeshjeve.

Në lajmin e publikuar dhe që u bë viral thuhej se ndeshjet në “Katar 2022” do të zgjatin 100 minuta, nëse IFAB do ta miratonte propozimin.

Shkak për zgjatjen e ndeshjes thuhej se është ulja e kohës efektive në ndeshjet e futbollit, për shkak të vonesave të shumta.

Gjithsesi FIFA ka reaguar dhe thekson se nuk do të ketë ndryshim të rregullave sa i takon kohëzgjatjes së ndeshjeve për “Katar 2022” apo në kompeticione të tjera.