75 Mall Live Search
18:00 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Ndeshjet e mbijetesës – Ferizaji dhe Ballkani bëjnë hapa gjigand

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar tri ndeshje në Superligën e Kosovës.  Të gjitha ekipet që luajtën sot kishin synim mbijetesën në ligë.

Flamurtari dhe Drenica barazuan pa gola. Ky rezultat nuk i shkoi asnjërës përshtati.

Drenica gjendët në pozitën e gjashtë me 39 pikë, aq sa ka Flamurtari që është në pozitën e nëntë.

Një hap të madh në luftë për mbijetës ka bërë ekipi i Ballkanit që e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 1:0, transmeton Indeksonline.

Golin e vetëm e shënoi Baftiu në minutë e 56-të. Ballkani me këtë fitore është ngjitur në pozitën e shtatë me 39 pikë, kurse Gjilani me këtë humbje vetëm se ja vështirësuar punët vetës për qëndrim në ligë.

Ata janë vetëm në pozitën e 10-të me 35 pikë.  

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Ferizaji si mysafirë i Trepçës 89. Ferizajasit triumfuan me rezultat 1:2.

Golat për fituesit i shënuan Qerkini dhe Krasniqi, ndërsa për mitrovicasit shënoi Manaj.

Ferizaji tash ka 40 pikë dhe zënë pozitën e pestë, kurse Trepça 89 janë në pozitën e tetë me 39 pikë./Indeksonline/