75 Mall Live Search
08:11 / E Enjte, 20 Maj 2021 / Blerim

Ndeshjet e Play-offit, Lakers mposht Golden State Warriors/ James ia ‘terron’ Curryt!

Ndeshja mes Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors përfundoi me spektakël dhe me fitore të Lakers me rezultat 103-100.

Paraqitje fantastike pati Steph Curry – i cili realizoi 37 pikë, bëri 7 kërcime dhe 3 asistime, shkruan IndeksOnline

Te ekipi i Lakers, dy basketbollistët më të mirë ishin, Davies (me 25 pikë, 12 kërcime dhe 2 asisitme) dhe LeBron James (me 22 pikë, 11 kërcime dhe 10 asisitme).

Fitore në ndeshjet e play-offit ka shënuar edhe klubi i Memphis Grizzlies, të cilët mposhten 100 me 96 ekipin e San Antonio Spurs./IndeksOnline/