Ndeshjet e rradhës në Botërorin e Klubeve, Juventus përballet me Wydadin ndërsa Reali me Pachucën

Po zhvillohen ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Botërorin e Klubeve.
Në mesnatë ishin zhvilluar ndeshjet Fluminense-Ulsan që u përfundua me rezultat 4-2 në favor të brazilianëve si dhe River Plate-Monterrey, që u mbyll me barazim pa gola 0-0.
Ndërsa sonte zhvillohen ndeshjet Juventus-Wydad si dhe Real Madrid-Pachuca.
“Zonja e Vjetër”, do të tentojë të fitojë ndeshjen e dytë të grupit që mund t’i sigurojë kualifikimin në fazën tjetër si dhe “Madrilenët”, që do të luftojnë të gjejnë fitoren pas barazimit ndaj Al-Hilalit 1-1 në ndeshjen e kaluar.
Kujtojmë se ndeshja Juventus-Wydad, do të zhvillohet në orën 18:00 ndërsa Real Madrid-Pachuca, në orën 21:00./IndeksOnline/