Ndeshjet në LaLiga do të luhen vetëm të shtunën dhe të dielën
Federata e Futbollit të Spanjës bashkë me komisionin e garave ka vendosur që ndeshjet e ligës mund të luhen vetëm të shtunën dhe të dielën.
Është pothuajse e sigurt se nuk do të këtë ndeshje as të premten apo të hënën në tri ndeshjet e para.
Masa mund të këtë ndikime në shumë operator televiziv në botë, të cilët kanë transmetuar live shumicën e ndeshjeve të hënave dhe të premteve, e që tani nuk e dinë çfarë do të ndodh.
Kompensimi që ata do ta merrnin, nëse është e mundshme, do të kishte një kosto shumë të lartë.
Nga ky takim me arbitra, brenda periudhës që zgjaste brenda tri ditëve në një javë, do të vendoset se kur do të lejohen ndeshje të hënën apo të premten.
Në fund, LaLiga mund të ankohet për të gjetur një zgjidhje në Këshillin e Lartë Sportiv, ashtu sikurse kishte bërë me një ankesë në Gjykatën Administrative.