Ndeshjet tjera në Ligën e Kampionëve, këto janë rezultatet
Liga e Kampionëve padyshim që prodhon spektakël.
Kështu ndodhi edhe sot, me ndeshje që dhuruan emocione dhe drama që nga minuta e parë në të fundit.
Në 4 ndeshjet tjera ishte Monaco ajo që fitoi ndaj Galatasarayt me rezultat minimal 1-0, ndërsa Atletico mposhti me vështirësi PSV-në 2-3.
Marseille, gjithashtu mposhti klubin belg, Union SG me rezultat 2-3 si dhe Tottenhami mposhti Slavia Pragën bindshëm me rezultat 3-0.
Ndeshjet tjera të javës së 6-të do të zhvillohen nesër, me 2 që zhvillohen në 18:45 dhe të tjerat në orën 21:00./IndeksOnline/

