75 Mall Live Search
13:56 / E Martë, 31 Tetor 2023 / L K

Ndëshkimi i pazakontë i Ten Hag për lojtarët e tij pas humbjes nga City

Të dielën e kaluar, Manchester United u mposht 0-3 ndaj rivalit të tyre lokal, Manchester City. Erik Ten Hag , ishte i zhgënjyer dhe i zemëruar me mënyrën e konkurrimit të skuadrës së tij.

Për këtë, trajneri holandez i detyroi lojtarët e tij të uleshin të qetë dhe të dëgjonin lojtarët e Manchester Cityt që festonin fitoren në tunelin e stadiumit.

Përveç kësaj, trajneri holandez kishte planifikuar t’u jepte lojtarëve të tij një ditë shtesë pushimi nëse do të mundnin Cityn, por pas humbjes e anuloi vendimin.

United ka pesë humbje në dhjetë ndeshjet e para të Premier League, duke e vendosur atë në vendin e tetë në renditje./Indeksonline/