75 Mall Live Search
14:14 / E Martë, 09 Prill 2024 / k.v

Ndëshkimi i Ronaldos me karton të kuq, trajneri i Al Nassr: Pashë skena teatrale

Cristiano Ronaldo ishte protagonist për keq në gjysmëfinalen e Kupës së Arabisë. Al Nassr po përballej me Al Hilal, me këto të fundit që triumfuan 2-1.

Portugezi në miinutën e 86-të u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me bërryl një kundëershtarë. Kjo nervozoi edhe më shumë portugezin, i cili për pak do të konfrontohej me arbitrin kryesorë.

Pikërisht për kartonin e kuq të dhënë për CR7-tën ka folur trajneri i Al Nassr. Luis Castro ka theksuar se nuk duhej të ndëshkohej, pasi nga kundërshtari pa skena të vërteta teatrale gjë e cila ndikoi te arbitri.

“Ai përfitoi nga kontakti me Cristiano dhe u ankua për goditjen në fytyrë. Pashë përsëritjen dhe nuk kishte asnjë prekje në fytyrën e lojtarit. Arbitri dha një karton të kuq dhe për mendimin tim ishte për shkak të sjelljes teatrale të kundërshtarit”, ka deklaruar Castro për mediat në Arabinë Saudite.