Ndëshkohen tre shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik
Policia Rajonale e Ferizajt nuk i ka kursyer aspak tre shoferë gjatë ditës së sotme.
Fillimisht Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën magjistrale në fshatin Rakaj, ka ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të huaja.
Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi me inicialet N.B. (28 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi 161 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
Për këtë kundërvajtje ndaj tij janë shqiptuar këto masa:
– Gjobë në vlerë prej 500 euro;
– 5 pikë negative;
– Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 6 muaj.
Ndërkaq, Njësia Policore e Stacionit në Ferizaj i ka shqiptuar shoferit me inicialet D.Ç. (23 vjeç) masën mbrojtëse heqje e patentë-shoferit për 12 muaj, pasi në periudhën 26.08.2025 – 09.06.2026, si pasojë e disa kundërvajtjeve të rënda në trafik, ka grumbulluar 10 pikë negative.
Po ashtu, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit Opel Vivaro me targa vendore, pasi shoferi me inicialet A.H. (23 vjeç) kishte tejkaluar në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë, duke rrezikuar sigurinë e tyre.
Për këtë kundërvajtje ndaj tij janë shqiptuar këto masa:
– Gjobë në vlerë prej 200 euro;
– 2 pikë negative;
– Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj.
Kjo kundërvajtje e shkaktuar është dërguar nga një qytetar, përmes platformës digjitale ” Lajmëro policinë”

