75 Mall Live Search
12:47 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

“Ndëshkohet” LDK-ja edhe në Vushtrri, merr vetëm 10.34 % të votave

Se LDK-ja mund të quhet humbësi më i madh i zgjedhjeve të 14 shkurti, kjo s’do shumë diskutim. Kjo bazuar në rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, raporton IndeksOnline.

Vushtrria e cila udhëhiqet nga LDK-ja kësaj radhe ka marrë një goditje të madhe nga qytetari vushtrrias.

Partia e Isa Mustafës në zgjedhjet e së dielës ka marrë vetëm 10.34 përiqnd të votave, apo 3 mijë e 350 vota.

Ndërsa në zgjedhjet paraprake ato të 2019 kishte marrë  23.249 për qind të votave.

Zgjedhjet 2019
Zgjedhjet 2021