75 Mall Live Search
12:47 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ndezë qymyrin, tymi mbulon një lagje të Prishtinës (Foto)

Një banor i një lagjeje të Prishtinës nuk ka hezituar ta ndezë qymyrin për t`i kryer nevoja shtëpiake.

Kjo po bëhet edhe pas apelimit të pandalshëm të institucioneve që qytetarët të tregojnë kujdes nga qymyrit sepse është një nga ndotësit kryesorë të ajrit.
Sipas pamjeve që ia ka dërguar redaksisë së “Indeksonline” një lexues i saj, shihet tymi i madh që shkon drejt qiellit.

Kujtojmë se përkundër asaj që ishim mësuar ta shohim Prishtinën në vendin e parë për nga ndotja e nivelit të ajrit, sot kryeqyteti është radhitur në fund të tabelës.

Sigurisht që e udhës do të ishte të tregohet kujdes sa më i madh nga qytetarët dhe t`i ndjekin udhëzimet e institucioneve, të mos ndezin qymyr dhe të reduktojnë lëvizjen me makina./Indeksonline/

 

 

Temat: