75 Mall Live Search
17:26 / E Premte, 31 Tetor 2025 / MSH

“Ndihem shumë me fat…”/ Dua Lipa emocionon me postimin për turin “Radical Optimism”

Dua Lipa është shfaqur tejet emocionale në një postim të fundit.

Artistja ka përmbledhur shfaqjet e saj në SHBA, duke thënë se ka qenë gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë.

Dua shpesh herë bën postime të tilla ku tregohet falënderuese për eksperiencën dhe mundësinë për të krijuar muzikë, shkruan IndeksOnline.

“Kjo shfaqje në tërësi ka qenë gjëja ime e preferuar në të cilën kam qenë pjesë. Është një nder i madh të ndaj skenën me artistë që i kam admiruar për kaq shumë kohë dhe të dëgjoj këngët që i dua kaq shumë të këndohen pranë meje nga vetë personi. Ndihem shumë me fat që udhëtoj nëpër botë me më të mirët – të cilët kanë punuar kaq shumë pa u lodhur dhe e kanë bërë të duket kaq e lehtë. Janë momente si këto që tregojnë se muzika është gjëja që na lidh. Përtej çdo gjëje, është ajo gjuhë universale që mund të flasim.

Mendoj se optimizmi radikal për mua ka qenë gjithmonë për të shfrytëzuar sa më shumë çdo situatë të vetme. Disa ditë janë më të mira se të tjerat dhe pastaj ngjitem në skenë dhe marr këtë vërshim të madh adrenaline dhe shikoj nga turma dhe mendoj, kjo është pikërisht arsyeja pse bëj atë që bëj” ka shkruar Dua.

Ajo po ashtu ka paralajmëruar pjesën e mbetur të turit që do të zhvillohet në Amerikën Latine, javën e ardhshme./IndeksOnline/