21:24 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ndihet mungesa e Dr Florit, ky këngëtarë bashkohet me ‘West Side Family’ në ‘Këngën Magjike’

Në këtë edicion të ‘Këngës Magjike’ po merr pjesë edhe grupi i njohur ‘West Side Family’, pjesë e të cilit ishte edhe tashmë i ndjeri Dr Flori.

Në këngën e re ‘7 ditë’, që po e performojnë sonte në natën e parë të këtij festivali, pjesë e grupit është edhe këngëtari Alban Kondi, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ky grup po merr pjesë në këtë festival të madh, por dikur shkëlqimin i shtonte edhe Dr Flori që ndërroi jetë papritur në vitin 2014, në moshën 35 vjeçare. /Indeksonline/