19:37 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Goli i Muriqit nuk i kryen punë Lazios, eliminohet nga Kupa e Italisë

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Atlantës dhe Lazios, duel ky në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Atalanta edhe pse ishte me një futbollist më pak që nga minuta e 53’të të takimit, ka shënuar tre gola ndaj Lazios së Muriqit, shkruan IndeksOnline

Gjimshiti, realizoi golin e parë për Atalantën, duke vazhduar me Malinovskyn dhe golin e tretë e të fitores e shënoi, Miranchuk.

Ndërsa, për Lazion shënuan, Vedat Muriqi e Acrebi.

Pra, rezultati final i këtij takimi u vendos në 3:2, ku sulmuesi ynë luajti 90’të minuta të plota.