10:07 / E Hënë, 23 Tetor 2023 / S Z

Ndihma humanitare nga India mbërrin në Egjipt

Ndihma humanitare e Indisë për Gazën mbërriti në Egjipt të dielën, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, Adrindam Bagchi në një postim në X.

Avioni mbërriti në el-Arish në Sinai të Egjiptit dhe materiali i ndihmës iu dorëzua Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane për “transmetim të mëtejshëm në Palestinë”, tha Bagchi, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Një fluturim i Forcave Ajrore Indiane mbante gati 6.5 ton ndihma mjekësore dhe 32 ton material ndihme për katastrofat, duke përfshirë ilaçe për shpëtimin e jetës, sende kirurgjikale, tenda, çanta gjumi, pëlhura gome, pajisje sanitare dhe tableta për pastrimin e ujit.