75 Mall Live Search
10:28 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Ndihma për Covid-19, mbi 7000 aplikime për vetëm dy ditë në komunën e Prishtinës

Ka dy ditë që Kkomuna e Prishtinës ka hapur thirrjen për të aplikuar për ndihmë financiare të gjithë qytetarët e prekur nga Covidi-19, që nga fillimi i pandemisë e deri tani, raporton IndeksOnline.

Prishtina, duke qenë komuna më e prekur nga ky virus, me mijëra qytetarë të infektuar, ka vendosur që t’u dalë në ndihmë prishtinasve me një shumë prej 50 eurosh për të gjithë ata qytetarë nën moshën 65-vjeçare e që janë prekur nga Covidi, si edhe me 100 euro për pensionistët.

Të kontaktuar nga IndeksOnline, zyrtarë nga Komuna e Prishtinës, kanë bërë të ditur se deri tani, ka pasur numër të konsideruar të qytetarëve që kanë aplikuar për këtë ndihëm financiare.

Siç bëhet e ditur në përgjigje janë gjithsej 647 pensionistë që kanë aplikuar, e 6.720 qytetarë të moshës nën 65 vjeç.

“Në 24-orët e para e deri tani 647 pensionistë, 6.720 qytetarë, e që në total i bie 7.367 qytetarë”, theksohet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Ndërsa edhe qytetet e tjera të Kosovës në forma të ndryshme kanë ndihmuar qytetarët e tyre të prekur me Covid, duke alokuar shuma simbolike financiare./IndeksOnline/