08:10 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ndihmë, nuk përjetoj dot orgazëm!

Ckemi? Ju lutem nje info nese ka mundesi. Kam lexuar që femrat mund te arrijne 11 orgazma te ndryshme. Cfare duhet te bej mashkulli qe femra te arrije nje orgazem maksimale?

Nëse mund të arrish orgazmën në mënyrë të pavarur, por jo me atë, ndoshta ke probleme me nervat, stresin, ose relaksin, ndoshta nuk do të dukesh budallaqe, gjithsesi ajo që po ndjen është shumë normale. Ta shpjegojmë pse.

Kur një person përjeton orgazëm gjatë marrëdhënies do të thotë që ai njeri është në një pozitë të rehatshme, ndjehet i sigurt, i beson ambientit ose personit me të cilin ndodhet. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Shpesh herë trupat tanë bëjnë gjëra që nuk mund të kontrollojmë, sidomos gjatë orgazmës- fytyra të çuditshme, dridhje , fjalë të pista, shpulla, rrëqethje , tension- dhe sado që tentojmë, nuk mund të ndalojmë këto shprehi. Të lejojmë dikë të na shohë “jashtë kontrollit” kërkon ndjeshmëri dhe kurajo. Dy gjëra që është vështirë të masterizosh bashkë, sidomos nëse e ndjen veten goxha të ekspozuar dhe fizikisht. Ndërkohë kur masturbohemi gjërat janë të ndryshme; zakonisht zgjedhim një vend ku askush nuk na shqetëson, pra pasiguritë dhe shqetësimet janë të limituara; ku askush nuk do të habitet nga zhurma të çuditshme, askush nuk do të gjykojë trupin e zhveshur . Praktikisht kur jemi vetëm rreziku i gjykimit nuk ekziston dhe kjo na lejon të jemi te relaksuar dhe të shijojmë veten dhe orgazmën. Nëse kam mësuar një gjë nga mikeshat dhe vajzat, është që njëherë që arrijnë të masturbohen dhe të ndjejnë orgazëm para partnerit, mund të arrijnë orgazmën dhe gjatë marrëdhënies me të.

Pra duke patur këtë në mëndje, ju këshilloj që një natë të masturboheni para njëri-tjetrit. SERIO !. Relaksohu dhe lejoje veten të kesh një orgazëm para atij, ose lejoje atë të ketë një para teje. Mos ki turp a frikë të lëshosh vetën. Mos u nxito, përdor kohën që të nevojitet. Bëje për veten. Përdor lodrat që të pëlqejnë më shumë, ose provo lodra që të kuptosh se cila të pëlqen më shumë. Nëse të ndihmon sillu sikur ai nuk është aty. Ose thuaj të qëndrojë në heshtje, në qoshe, dhe vepro sikur ai nuk është aty. Pra vendos qirinj, dëgjo muzikë, fantazo për atë djalin/vajzën që të tërheq, vish pizhama, cfarëdo veprim që bën kur je vetëm.

E di që është e frikshme, çuditshme por nëse ke besim të partneri yt dhe doni të kaloni këtë fazë atëherë mund ta provoni. Gjëja më e keqe që mund të ndodhë ? Të keni një orgazëm . Nëse ka respekt dhe dashuri atëherë të dyja palët do të bëjnë më të mirë për njëri-tjetrin.

Sugjerime të tjera
Sado e vështirë që mund të jetë komuniko me partnerin rreth pasigurive dhe vështirësive që mund të hasësh. Mundohu të përdorësh lodra seksuale. Ka shumë gra që nuk arrijnë orgazmën pa stimul të klitorisit, gjë që një penis nuk mund të bëjë. Me përdorimin e lodrave seksuale, stimulimi I klitorisit është I sigurt.

Në fund fare, boll e provove. Një nga problemet kryesore e njerezve që nuk arrijnë orgazëm, është pamundësia për ta shijuar. Jemi aq të obsesionuar me rezultate sa nuk arriojmë të shijojmë çastin. Nëse stresojmë veten se pse orgazma nuk është duke ndodhur, nuk od të ndodhë. Seksi është qejf jo stress.
Ndosta do të duhet më shuëm se njëherë, por nëse je zhveshur nga komplekset, frikat apo pasiguritë, nëse je I relaksuar, dhe orgazma do vijë.