Ndihmës sekretari i NATO-s: Ushtrinë e bëni me ndryshime kushtetuese (Foto)
Ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem ka folur rreth çështjes së zhvillimit të dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për transformimin e FSK-së.
Për këtë të fundit, Ildem ka thënë se kjo mund të bëhet në bazë të ndryshimeve kushtetuese, raporton Indeksonline. Ndërsa, për dialogun, Ildem ka thënë se NATO e mbështet përpjekjen për të rregulluar marrëdhëniet mes shteteve fqinje.
“Është shumë me rëndësi dhe NATO-ja i mbështet përpjekjet për dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës. Iu referuat pritjeve të qytetarëve dhe dëshirën tuaj për transformimin e FSK-së. Siç e ka theksuar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, kjo duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë ai./Indeksonline/