75 Mall Live Search
19:17 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndihmës-trajneri i Kosovës zbulon premitë e premtuara nga Kadri Veseli

Kombëtarja e Kosovës vazhdon të ëndërrojë për kualifikimin në Kampionatin Evropian, ”Euro 2020”.

E për ta arritur këtë, djelmoshat kosovar kanë shumë punë për të bërë në Ligën e Kombeve, ku aktualisht në grupin D3, janë liderë.

Ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti së fundmi në emisionin, ”90 Plus” zbuloi se nëse arrihet ky sukses historik, atëherë do të marrin premi nga shteti i Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Këto premi, Sahiti thotë se ua ka premtuar i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një takim të tyre së funmdi.

”Kadri Veseli ka premtuar premi në rast të kualifikimit, ashtu siç premtoi edhe në fazën eliminatore të Kampionatit Botëror”.

”Veseli, gjatë një takimi me stafin, futbollistët, na premtoi premitë në fjalë. Ne e vlerësojmë këtë, sepse ai qëndron gjithnjë afër nesh”, u shpreh Sahiti./IndeksOnline/