21:42 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Ndihmësi i Mourinhos e shtyn Messin drejt Interit

Pavarësisht dëshirave, zërave, përgënjeshtrimeve dhe ëndrrave që prej disa javësh alternohen me njëra-tjetrën e ardhmja e Lionel Messit vazhdon të lidhet ngushtë me Interin.

I fundit  që i është shtuar listës së atyre personave që e shikojnë të ardhmen e yllit argjentinas me fanellën zikaltër është Jose Morais ish-zëvendësi i Jose Mourinhos në kohën kur drejtonte Interin.

“E ardhmja e Messit do të jetë te Interi. Prania e Zanettit në bordin drejtues të klubit zikaltër do të jetë përcaktuese në këtë transferim”, është shprehur Jose Morais për gazetën katalanase El Mundo Deportivo.

Edhe pse Messi ka deklaruar se nuk largohet nga Barça shpresa vdes e fundit aq më tepër që gjatë emergjencës së koronavirusit 6-herë fituesi i Topit të Artë ka patur probleme me drejtuesit e klubit blaugrana.