75 Mall Live Search
14:19 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / OSH

Ndihmohen 129 biznese me 64 mijë e 500 euro në Kamenicë

Komuna e Kamenicës ka marrë vendim që të ndaj 64 mijë e 500 euro për 129 biznese individuale në këtë komunë.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ka thënë se janë po këto biznese të vogla që janë prekur më së shumti nga pandemia dhe se ato kanë pasur më së shumti nevojë për ndihmë.

“Po përkushtohemi që me të gjitha kapacitetet, t’u ofrojmë mbështetje për të gjitha kategoritë.

Urime të gjithë përfituesve!”, ka shkruar Kastrati në Facebook.