75 Mall Live Search
21:23 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Ndikimi i qëndrimit pranë ekraneve tek gjumi i fëmijëve

Fëmijët që kalojnë disa orë duke luajtur në telefon apo tabletë rrezikojnë të mos kenë gjumë të mjaftueshëm, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Hulumtimi zbuloi se të rinjtë nën moshën dhjetë vjeç që qëndrojnë pranë pajisjeve elektronike portative, kanë gjasa për dy herë më të larta që të humbasin gjumin.

Pajisjet portative mendohet të jenë më të dëmshme sesa thjesht shikimi i televizorit për shkak se fëmijët  janë në gjendje t’i bartin ato në dhomat e tyre gjatë kohës së gjumit.

Hulumtimi u krye nga Universiteti Shtetëror i San Diegos, i udhëhequr nga Dr Jean Twenge, nga departamenti i psikologjisë.

Akademia Amerikane e Pediatrisë, Shoqata Kanadeze e Pediatrisë dhe Departamenti Australian i Shëndetësisë këshillojnë fëmijët të kenë jo më shumë se dy orë në ditë pranë ekranit.