Ndikimi i rënë i Barcelonës te Kombëtarja e Spanjës
Spanja e re nën drejtimin e Luis Enriques ka filluar me largimet e Andres Iniestas dhe Gerard Piques, teksa edhe Jordi Alba nuk është ftuar së fundmi.
Kështu, me listën e të ftuarve të Enriques, shihet se lojtarët e Barcelonës mungojnë te ”Furia e Kuqe”.
Pique është pensionuar nga Kombëtarja pas 102 paraqitjeve, derisa Iniesta bëri 131 paraqitje deri në pensionimin e tij.
Dhe aktualisht, vetëm Sergio Busquets dhe Sergi Roberto janë lojtarët e vetëm të Barcelonës të ftuar aktualisht nga Luis Enrique.
Në këtë moment, është gjithashtu e vështirë për Barcelonën ta ketë impaktin e para disa vitesh pas mungesës së lojtarëve spanjoll./IndeksOnline/