17:53 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Ndikimi i ushqimeve në goditjet ishemike dhe hemorragjike

Një studim i botuar në  gazetën “European Heart Journal” zbulon që llojet e ndryshme të ushqimit janë të lidhura me rreziqet e llojeve të ndryshme të goditjeve ishemike.

Deri më tani, shumica e studimeve kanë studiuar lidhjen midis ushqimit dhe goditjes totale (të gjitha llojet e goditjeve të kombinuara) ato janë përqendruar vetëm në goditje ishemike. Sidoqoftë, studimi aktual ka studiuar goditjen ishemike dhe goditjen hemorragjike veç e veç, transmeton IndeksoOnline.

Studiuesit analizuan të dhënat nga 418.329 burra dhe gra,në nëntë vende (Danimarkë, Gjermani, Greqi, Itali, Holandë, Norvegji, Spanjë, Suedi dhe Angli).Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët në lidhje me dietën etyre, mënyrën e jetesës, historinë mjekësore dhe faktorët sociodemografikë dhe u përcollën.

Gjatë kësaj kohe, ka pasur 4,281 raste të goditjes ishemike dhe 1.430 raste të goditjes hemorragjike. Grupet ushqimore të studiuara, përfshinin mishin dhe produktet e mishit (mish i kuq, mish i përpunuar dhe shpezët); peshk dhe produktet e peshkut (peshk i bardhë dhe peshk yndyror); produktet e qumështit (përfshirë qumështin, kosin, djathin); vezët; drithërat dhe produkte të drithërave; fruta dhe perime (të kombinuara dhe veçmas); bishtajat, arrat dhe farat; dhe fibrat dietike (fibra totale dhe drithëra, fruta dhe fibra bimore).

Studiuesit zbuluan se derisa marrjet më të larta të frutave, perimeve, fibrave, qumështit, djathit ose kosit ishin të lidhura me një rrezik më të ulët të goditjes ishemike, nuk kishte asnjë lidhje të konsiderueshme me një rrezik më të ulët të goditjes hemorragjike.

Sidoqoftë, një konsumim më i madh i vezëve shoqërohej me një rrezik më të lartë të goditjes hemorragjike, por jo me goditje ishemike. Rreth 85% e goditjeve ishin ishemike, dhe 15% ishin hemorragjike.

Studiuesit thonë se rezultatet që ata gjetën midis ushqimeve të ndryshme dhe goditjes ishemike poashtu goditjet hemoragjike mund të spjegohen pjesërisht nga efektet nën presionin e gjakut dhe kolesterolit. /IndeksoOnline/