Ndikimi i Vitaminës D në organizëm, çfarë probleme sjell mungesa e saj
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj.
Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë.
Nivelet e ulëta të vitaminës D manifestohen me një sërë simptomash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit.
Fakte Të Rëndësishme Për Rolin e Vitaminës D Në Organizëm
Lexuesit e AgroWeb.org me siguri e dinë që burimi më i mirë i vitaminës D është dielli.
Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm që pasohet me probleme të tjera me shëndetin.
Vitamina D Ul Rrezikun e Kancerit Të Gjirit
Ekspertët thonë se të qëndruarit në diell për pak kohë çdo ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit.
Ekspozimi në diell, stimulon prodhimin dhe sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë dhe një gjë e tillë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit.
Ekspertët rekomandojnë qëndrimin në diell për 20-30 minuta në ditë.
Vitamina D Ul Rrezikun e Sklerozës së Shumëfishtë.
Shqipëtarët janë me fat sa i përket klimës së ngrohtë dhe ekspozimit në diell. Por një pjesë e konsiderueshme e vendeve të globit i gëzohet shumë pak ditëve me diell.
Në këto vende regjistrohen edhe shifrat më të larta të sklerozës së shumëfishtë.
Një gjë e tillë i ka shtyrë ekspertët të arrijnë në konkluzionin se ka një lidhje të fortë mes vitaminës D dhe shëndetit të trurit.
Mungesa e Vitaminës D
Gjetjet e shumë studimeve mbi ndikimin e mungesës së vitaminës D në shëndet janë shqetësuese.
Disa prej tyre paralajmërojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D kanë lidhje të fortë me vdekjen e parakohshme.
Madje mungesa e vitaminës D e dyfishon rrezikunh e vdekjes së parakohshme.
Vitamina D e mbron njeriun nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, madje edhe nga ishemia.
Megjithatë, frika për kancerin e lëkurës po i mban njerëzit larg diellit, duke ulur në mënyrë të pashmangshme nivelet e kësaj vitamine.
Mungesa e Vitaminës D tek fëmijët
Me përdorimin në rritje të kremërave kundër diellit, uljen e nivelit të vitaminës dhe rritja e shifrave të rasteve të fëmijëve me autizëm, ekspertët thonë se ka një lidhje mes vitaminës D dhe autizmit.
Studimet kanë treguar se fëmijët autikë kanë nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me fëmijët jo autikë.