11:29 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ndiqet nga policia me motoçikleta, vdes nga stresi!

Policia spanjolle ka vrarë aksidentalisht një zog ‘Emu’ pasi e ndoqi atë nëpër rrugët e  Barcelonës.

‘Emu’ thuhet se vdiq nga stresi pasi u ndjek nga policia me motoçikleta, të cilët më vonë e mbështetën në një cep të rrugës, transmeton Indeksonline.

Videoja tregon panikun që ndjente zogu  përderisa po ndiqej nga policia.Madje në bazë të disa fotografive të publikuara vërehet se pjesëtarët e policisë po qeshnin derisa po e ndiqnin atë ende gjallë.

Fotografitë e tjera tregojnë momentin kur zogu mbulohet me batanije dhe policët qëndrojnë rreth tij.

Nuk dihet se si ai kishte përfunduar në këtë pjesë të qytetit por sigurisht ka ikur nga ndonjë fermë ose park kafshësh.

Aktivistët lokal të të drejtave të kafshëve kanë kërkuar nga këshilli lokal që të hetojë se nga ka ardhur ‘Emu’ dhe nëse pronari kishte të drejtën ligjore për ta mbajtur atë./Indeksonline/