21:20 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ndizen fishekzjarre në 11-vjetorin e Pavarësisë tek varri i Adem Demaçit

Është duke vazhduar kremtimi i 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në çdo vend ku ka shqiptarë po festohet, duke mos harruar falënderimet për të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë tonë.

Ndër personalitetet e shquara shqiptare ndaj të cilit shprehen gjithmonë falënderime është edhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Madje sonte shumë qytetarë janë mbledhur pikërisht tek varri i tij tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’ në Prishtinë, ku edhe kanë ndezur fishekzjarrë në shenjë festimi të këtij 11-vjetori.

Indeksonline ka siguruar disa video nga ky vend, ku edhe banorët të cilët festojnë në afërsi thanë se fishekzjarrët nuk kanë ndaluar për disa minuta radhazi./Indeksonline/