18:11 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Ndizen Flakadanët e Lirisë, përmbyllet Epopeja e UÇK-së

Dhjetëra djem të veshur me uniforma të UCK-së kanë bartur në dorë flakadanët që simbolizojnë fillimin e Natës së Zjarreve.

Me Natën e Zjarreve përmbyllet edhe Epopeja e UÇK-së e cila fillon më 5 mars.

Epopeja e UÇK-së përkujton 5, 6 dhe 7 marsin e vitit 1998 kur bie heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me të vëllanë Hamzën, babain Shabanin, dajën Osman Gecin dhe anëtarë të familjes së tij.