75 Mall Live Search
15:18 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Ndizet alarmi i sigurisë në Veri të Mitrovicës

Alarmi i sigurisë është ndezur në Veri të Mitrovicës.

Krahas kësaj, REL ka raportuar se qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra. Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri.

Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.

VIDEO