75 Mall Live Search
21:19 / E Diele, 04 Janar 2026 / F.R

Ndizet alarmi në BBVK, Vëllai i Madh merr këtë vendim për banorët

Prej kohësh, higjiena brenda shtëpisë së BBVK është temë jo vetëm brenda por edhe jashtë.

Ndjekësit e formatit janë duke komentuar me të madhe mungesën e kujdesit nga banorët për hapësirën e përbashkët.

Pamje të ç’rregullta, dysheme e papastër dhe mbeturinat janë bërë pjesë e tablosë së shtëpisë luksoze.

E duket se Vëllai i madh nuk do të tolerojë për më gjatë.

Pas disa vërejteve të njëpasnjëshme, pak minuta më parë është lëshuar alarmi në shtëpi.

Vëllai i Madh iu komunikoi banorëve se i zbret 2 mijë euro nga çmimi i madh, duke e çuar atë në 171,000 euro aktualisht.

Paralajmërimi u bë që nëse nuk ka reflektim, vendimi për zbritje nga çmimi i madh do të aplikohet çdo të diel.